KONCEPTI I INFTRASTRUKTURËS KOMBËTARE PËR INFORMACIONE HAPËSINORE

19/09/2022

Infrastruktura Kombëtare e Informacioneve Hapësinore (IKIH) është konceptuar si një mënyrë për të rritur qasjen, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave gjeohapësinore për të mbështetur një varg të gjerë vendimesh në të gjitha nivelet e shoqërisë. Qëllimi primar i IKIH është zvogëlimi i duplifikimit në krijimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave gjeohapësinore, zvogëlimi i kostove për krijimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave gjeohapësinore, përmirësimi i qasjes në të dhënat gjeohapësinore dhe përmirësimi i saktësisë së të dhënave gjeohapësinore të përdorura nga komuniteti i gjerë. Në thelb IKIH mbështetet në një partneritet e bashkëpunim midis agjencive, korporatave, institucioneve dhe niveleve të ndryshme të qeverisjes. Ky partneritet është i ndërtuar në bazë të përgjegjësive të përbash këta, kostove të përbashkëta, përfitimeve të përbashkëta dhe kontrollit të përbashkët dhe për të bërë të mundur që të dhënat e mbledhura nga një agjenci në një nivel të lartë të përdoren nga një agjenci tjetër në një formë më të përgjithësuar. IKIH në thelb nënkupton një seri marrëveshjesh të koordinuara mbi standardet e teknologjisë, aranzhimet institucionale dhe politike që ju mundësojnë pëdoruesve kërkimin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor për qëllime të cilat mund të jenë të ndryshme nga synimi i tij origjinal.

Distribute to:

Others

INFRASTUKTURA E INFORMACIONEVE GJEOHAPËSINORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

19/09/2022

IMPLEMENTIMI PRAKTIK DHE TË ARRITURAT NË FUSHËN E IKIH

18/09/2022

DIREKTIVA INSPIRE 2007/2/EC

18/09/2022
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here