Faqs

Agjencia Kadastrale e Kosovës bazuar në legjislacionin në fuqi është institucioni qendror për kadastër, gjeodezi dhe hartografi në Republikën e Kosovës. AKK-ja është organ i nivelit qendror i shkallës së dytë, në cilësinë e organit për ankimi. AKK-ja është përgjegjëse për Kadastër dhe ka kompetenca për nxjerrjen e udhëzuesve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale.

Zyrat Kadastrale të Komunave  regjistrojnë të drejtat e pronave të paluajtshme në Regjistër sipas autorizimit të AKK-së dhe në pajtim me dispozitat e ligjit dhe udhëzimeve administrative të nxjerra nga AKK-ja. ZKK është organ komunal dhe është përgjegjëse për funksionimin e kadastrit. ZKK kryen të gjitha aktivitetet kadastrale në përputhje me kompetencat e deleguara nga niveli qendror, dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të nxjerra nga AKK dhe Ministria. Të gjitha aktivitetet e ZKK-ve realizohen dhe pasqyrohen në bazën qendrore të të dhënave të AKK-së.

AKK-ja licencon kompanitë gjeodete dhe gjeodetët për kryerjen e matjeve kadastrale bazuar në ligj. Për tu licencuar kompania gjeodete ajo duhet të jetë e regjistruar në Regjistrin e biznesit sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare Nr. 02/L-123. 3. Me rastin e kryerjes së funksionit publik, kompanitë e licencuara dhe gjeodetët e licencuar i kryejnë përgjegjësitë e tyre në bashkëpunim me AKK-në dhe ZKK-në.


Pergjigja

Përgjigja

Përgjigja

Po, tanimë mund të pajiseni me Certifikatë të Pronës online përmes platformës ekosova.rks-gov.net, ndërsa kopja e planit do të ofrohet në një të ardhme të afërt.

Vërejtje: Nxjerrja e certifikatës së pronës në platformën ekosova, ofrohet vetëm për shfrytëzuesit të cilët e kanë Nivelin 2 të verifikimit në platformë.

Po mundet te pajiset me certifikatën e pronës edhe pa pëlqimin e bashkëpronarëve të tjerë.

Përgjigja

Afati ligjor për tu përgjigj kërkesës për regjistrim te pronës është pesëmbëdhjetë (15) ditëve, prej ditës së pranimit të kërkesës për regjistrim dhe lidhur me të ZKK do ta njoftojë parashtruesin e kërkesës.Parashtruesi i kërkesës mundet brenda tredhjet (30) ditësh, nga dita qe është informuar me shkrim nga ZKK-ja për refuzimin e regjistrimit te te drejtës se pronës se paluajtshme, të kërkojë nga ZKK-ja rishqyrtimin e vendimit. ZKK-ja do të marrë vendim se a do të regjistrojë ose jo të drejtën e pronës së paluajtshme brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për rishqyrtim. Brenda tredhjet (30) ditësh nga data e marrjes së vendimit me shkrim të ZKK-së mbi refuzimin e regjistrimit të të drejtës së pronës së paluajtshme, parashtruesi i kërkesës mund të kërkojë nga AKK-ja të bëjë rishikimin e vendimit të ZKK-së. AKK-ja do ta shqyrtojë vendimin e ZKK-së në afatin prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit të ankesës për shqyrtim. Vendimi i AKK-së i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor në pajtim me ligjet në fuqi.

Nëse ZKK nuk e respekton afatin ligjor për tu përgjigj për kërkesat për regjistrim te pronës atëherë pala ka te drejt te ankohet në AKK për heshtje.

Përgjigja

Çdo person që është bartës i të drejtës mbi pronën ka të drejtë të marrë certifikatë apo kopje plani mbi të dhënat e regjistruara në kadastër pas një pagese të caktuar sipas këtij udhëzimi administrativ. Me autorizim të veçantë me shkrim të dhënë nga bartësi i të drejtës mbi pronën, të dhënat kadastrale mund t’i marrin edhe personat e tjerë.


ZKK-ja do ta regjistrojë njësinë e re kadastrave, ose ndryshimet e të dhënave lidhur me parcelën ekzistuese, brenda afatit prej tre (3) ditësh, pas paraqitjes së kërkesës për regjistrim dhe do t’a informojë parashtruesin e kërkesës për vendimin e saj. Regjistrimi hyn në fuqi me evidentimin e vendimit të ZKK-së në regjistër.

Tarifat per shërbimet dhe produktet që ofrojnë gjeodetët e licencuar dhe kompanitë e licencuara gjeodete janë të njëjta.

Adresën zyrtare mund ta gjeni duke vizituar gjeoportalin shtetëror në http://geoportal.rks-gov.net/search ose duke vizituar drejtorinë e urbanizmit të komunës tuaj.

Ndryshimin e adresës mund ta bëni në zyrën e gjendjes civile të komunes tuaj duke prezantuar një letër informuese të adresës zyrtare, të lëshuar nga drejtoria e urbanizmit.

Përgjigja

Frogot Password?

Lost your password? No problem! Enter your email address to verify your account.

Alerady a member?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here