AKK pret në takim zyrtarë nga Posta e Kosovës

08/08/2024

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z.Avni Ahmeti priti në takim Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës znj. Nora Rraci me bashkëpunëtorë. Temë qëndrore e takimit ishte nevoja urgjente që ka Posta e Kosovës për të dhënat e Regjistrit të adresave, për saktësinë dhe unifikimin e këtyre informatave, dhe ndërlidhjen e Regjistrit të adresave me sistemet postare. Drejtori Ahmeti mes tjerash tha që Agjencia Kadastarle e Kosovës është e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me Postën e Kosovës në dinamizimin e këtij procesi e njëkohësisht i informoi të pranishmit edhe për projektet e tjera që tashmë kanë filluar e të tjera që pritet të fillojnë së shpejti në kompletimin e sistemit të adresave, ndëlidhjen e qytetarit me adresë, krijimin e aplikacionit mobil për adresa etj.
Pjesë e diskutimit ishte edhe kërkesa e Postës së Kosovës për unifikimin e emërtimeve të kësaj ndërmarrje nga disa sosh, në një emërtim të vetëm me numër të saktë dhe unik për të gjitha pronat e tyre në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Edhe Kryeshefja Rraci premtoi bashkëpunim të plotë nga ana e tyre me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta të të dyja institucioneve në afat sa më të shkurtë kohor, për benificione sa më të mëdha të qytetarëve të vendit.

Distribute to:

Others

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here