Dje u mbajtën takimet e radhës me banorët e fshatrave Petroc në Kamenicë dhe Dobërçan në Gjilan, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

07/04/2026

Dje u mbajtën takimet e radhës me banorët e fshatrave Petroc në Kamenicë dhe Dobërçan në Gjilan, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.
Këto sesione, që po mbahen gjithandej Kosovës, tashmë janë shndërruar në një platformë të hapur komunikimi, ku po prezantojmë hapat konkretë që do të ndiqen për saktësimin e të dhënave pronësore.
Gjatë takimeve, vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke u ofruar sqarime mbi procedurat e identifikimit të pronave dhe rëndësinë që ka ky proces për sigurinë juridike të secilit pronar.
Interesimi i lartë i banorëve dëshmon rëndësinë e kësaj nisme për qytetarët.
Agjencia Kadastrale e Kosovës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ky angazhim i përbashkët në terren është jetik për suksesin e projektit dhe për krijimin e një baze të dhënash të saktë, e cila do t’u shërbejë brezave të ardhshëm.

Distribute to:

Others

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here