Agjencia Kadastrale e Kosovës pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion prej dhjetë studentëve të nivelit Master në Inxhinieri Gjeomatike nga ETH Zurich (Zvicër), në kuadër të vizitës së tyre studimore në Kosovë.
Gjatë takimit u prezantuan zhvillimet kryesore të Agjencisë në fushën e infrastrukturës KOPOS, shërbimeve GNSS, modernizimit të sistemit kadastral, administrimit të tokës dhe zhvillimit të Geoportalit shtetëror. Po ashtu, u zhvillua një diskutim profesional mbi praktikat bashkëkohore dhe sfidat në menaxhimin e informacionit gjeohapësinor.
Vizita u karakterizua nga një dialog i hapur profesional dhe shkëmbim përvojash mbi sfidat dhe trendet bashkëkohore në fushën e gjeodezisë, kadastrës dhe gjeoinformatikës.
Agjencia Kadastrale e Kosovës falënderon delegacionin e ETH Zurich për vizitën dhe interesimin e treguar, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.