MANDATI DHE PËRGJEGJËSITË E AGJENCISË KADASTRALE TË KOSOVËS

Agjencia Kadastrale e Kosovës është autoriteti qendror për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave kadastrale, për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, për hartografi dhe GIS, për sistemin e unifikuar të adresave, për infrastrukturën kombëtare të informacioneve hapësinore dhe për administrimin e Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacioneve (TI) respektivisht qendrës së parë dhe të dytë të të dhënave. Si institucion i nivelit qendror, AKK ka kompetenca për nxjerrjen e udhëzuesve dhe kornizave të punës lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale, është përgjegjëse për trajnimin dhe certifikimin e zyrtarëve në Zyrat Kadastrale Komunale për operim në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovës (SIKTK) dhe për trajnimin, certifikimin dhe licencimin e gjeodetëve dhe kompanive gjeodete për ofrimin e shërbimeve kadastrale. Duke u bazuar në Ligjin për Kadastër AKK ka deleguar tek ZKK-të detyrat për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e tëdhënave në SIKTK. ZKK-të ofrojnë shërbime për persona fizik dhe juridik si dhe për institucionet publike në 35 nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, ndërsa në tre Komuna, respektivisht në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveqanedhe krahas përpjekjeve të AKK-së administrimi i kadastrës nuk po bëhet konform legjislacionit të Republikës sëKosovës. Si rezultat i kësaj dhe me qëllimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale për qytetarët e këtyre trikomunave, AKK duke u bazuar në Ligjin për kadastër ka vendosur që të pranojë kërkesat e qytetarëve të trikomunave veriore, dhe për të njëjtat të lëshohen dokumente kadastrale dhe pronësore, si dhe të bëhet mirëmbajtjae Regjistrit të të Drejtave mbi Pronat të Paluajtshme.


ORGANOGRAMI I AGJENCISË KADASTRALE TË KOSOVËS

Agjencia Kadastrale e Kosovës vepron në bazë të Rregullores me Nr. 20/2014 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës, të aprovuar me datë 08.12.2014. Bazuar në këtë rregullore AKK në strukturën e saj organizative ka gjithsej 5 Drejtori dhe 14 sektorë. Numri i të punësuarve të aprovuar nga Buxheti për vitin 2020 është 52 punëtor. Aktualisht numri i të punësuarve në AKK është 51, prej tyre: 33 Meshkuj & 18 Femra. Mosha mesatare është 42 vjet. Në Agjencinë Kadastrale janë të punësuar edhe shtatë (7) zyrtarë si staf mbështetës të cilët janë të financuar nga donatorët, prej tyre janë 5 meshkuj dhe 2 femra.


Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm:

z-nja  Afërdita Thaçi
u.d. Drejtore Ekzekutive
Email: aferdita.thaci@rks-gov.net

Drejtorati i Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme

z. Avni Ahmeti
Drejtor i Drejtoratit
Email: avni.ahmeti@rks-gov.net

Drejtorati për Teknologji të Informacionit 
z-nja Afërdita Thaçi
Drejtore e Drejtoratit
Email: aferdita.thaci@rks-gov.net

Njësia për Implementimin e Projekteve
z. Muzafer Çaka
Udhëheqës i Njësisë
Emaili: Muzafer.Qaka@rks-gov.net

Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
z-nja Fazile Hamiti
Drejtore e Drejtoratit
Email: Fazile.Hamiti@rks-gov.net

MANDATI DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRAVE KADASTRALE KOMUNALE

Kontakti

Duke u bazuar në Ligjin për Kadastër AKK ka deleguar tek ZKK-të detyrat për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në SIKTK. ZKK-të ofrojnë shërbime për persona fizik dhe juridik si dhe për institucionet publike në 35 nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, ndërsa në tre Komuna, respektivisht në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveqan edhe krahas përpjekjeve të AKK-së administrimi i kadastrës nuk po bëhet konform legjislacionit të Republikës së Kosovës. Si rezultat i kësaj dhe me qëllimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale për qytetarët e këtyre tri komunave, AKK duke u bazuar në Ligjin për kadastër ka vendosur që të pranojë kërkesat e qytetarëve të tri komunave veriore, dhe për të njëjtat të lëshohen dokumente kadastrale dhe pronësore, si dhe të bëhet mirëmbajtja e Regjistrit të të Drejtave mbi Pronat të Paluajtshme.

SEKTORI PRIVAT

Duke pasur për qëllim ofrimin sa më të shpejtë dhe sa më efikas të shërbimeve për qytetarët, Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht legjislacioni në fuqi ka rregulluar përfshirjen e sektorit privat në kryerjen e shërbimeve kadastrale. Për këtë arsye, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nxjerrë Udhëzimi Administrativ Nr. 13/2019 për Licencimin e Kompanive Gjeodete dhe të Gjeodetëve e cila rregullon mënyrën dhe kushtet që një gjeodet apo kompani gjeodete të gëzojë statusin e Gjeodetit të Licencuar apo Kompanisë së Licencuar Gjeodete.

Lost your password? No problem! Enter your email address to verify your account.

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net