AKK takim me AKKVP dhe OSCE

05/05/2023

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti ka pritur në takim zv. Drejtorin e Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës z. Arben Pasjaqa, si dhe z. Bilbil Krasniqi përfaqësues nga OSBE.
Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, do të vazhdojnë bashkëpunimin institucional të deritanishëm, me fokus angazhimin në zbatimin e rekomandimeve të dala nga Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore në Kosovë. OSBE do të mbështesë realizimin objektivave dhe aktiviteteve të të dy agjencive.
Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke intensifikuar angazhimin në sigurimin e të drejtave pronësore përmes fuqizimit të bashkëpunimit institucional dhe ligjor, për të adresuar kërkesat dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve në çështjet pronësore në vend.

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net