Vazhdojnë takimet e ndara të përfaqësuesve të misionit të Bankës Botërore me stafin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës

18/10/2023

Në kuadër të vizitës zyrtare përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore po zhvillojnë takime të ndara me stafin e AKK-së. Duke pas parasysh që në këtë periudhë kohore janë planifikuar një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve në kuadër të REGIP-it, takimet e rregullta informuese për rrjedhën dhe statusin e secilit prej tyre është i domosdshëm.
Stafi i AKK-së të kyçur direkt në këto aktivitete po prezentojnë angazhimin e deritanishëm, qëllimin dhe panifikimin e hapave të mëtutjeshëm të secilit projekt veç e veç.
Përgatitja e specifikave teknike për disa projekte, fillimi i punës në disa të tjera, rrjedha e tyre, sfidat dhe planet e realizimit përfundimtarë të tyre janë disa nga temat kryesore të diskutimeve të përbashkëta.
Gjatë gjithë javës sa planifikohet të zgjasë vizita e përfaqësuesve të BB-së është planifikuar të mbahet edhe Takimi i rregullt me donatorë si dhe Takimi i dytë i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës.

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net