AKK organizon takimin e dytë me Donatorë brenda vitit

20/10/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur takimin e dytë brenda vitit me Donatorë. Këto takime organizohen me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të asistencës financiare e zhvillimore, për sektorët e kadastrit, pronës së paluajtshme, infrastrukturës dhe gjeoinformacionit në vend.
Të pranishëm në takim përveç stafit menaxherial të AKK-së ishin përfaqësues nga Banka Botërore, USAID - Aktiviteti Qeverisja e Pronës, përfaqësues nga Kadastri holandez dhe përfaqësuesi i ATRC-së. Pjesëmarrësit në takim diskutuan mbi statusin aktual të projekteve specifike që ata mbulojnë, progresin në to dhe mundësitë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët.
Donatorët vlerësuan punën, angazhimin dhe rezultatet e deritanishme, në projektet në realizim e sipër nga AKK-ja dhe premtuan vazhdimin e mbështetjes dhe koordinimit, me qëllim të arritjes së të gjitha objektivave të planifikuara nga AKK-ja për këtë periudhë kohore.
Ky takim i donatorëve do të ndihmoj Agjencinë Kadastrale të Kosovës në planifikimin e aktiviteteve të rëndësishme dhe prioritizimin e tyre me qëllim të avancimit të sistemeve dhe infrastrukturës, reformim të legjislacionit, digjitalizim të shërbimeve, etj, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në modernizimin e kadastrit dhe ngritje të kualitetit të shërbimeve kadastrale.

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net