AKK-ja nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me APK-në

14/12/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është organ kompetent për administrimin e regjistrave pronësorë, për hartografi, për kadastër dhe për gjeodezi, për sistem të unifikuar të adresave dhe për infrastrukturë kombëtare të informacioneve gjeohapësinore. Në kuadër të realizimit të mandatit dhe përgjegjësive të saja dhe me qëllim të implementimit sa më gjithëpërfshirës të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe hapjen e të dhënave AKK-ja ka nënshkruar sot Memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Pyjore të Kosovës.
Hapja e të dhënave dhe shkëmbimi i tyre në kohë reale me institucione publike të interesit po ndihmon shumë vendin në zvogëlimin e procedurave burokratike, digjitalizimin e shërbimeve, uljen e kostos buxhetore për qytetarë dhe kohë shumë më e shkurtë e realizimit të këtyre shërbimeve.
Ky memorandum vjen në kuadër të reformave të AKK-së në këtë fushë me insistimin për zhvillime e avancime të reja për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net