AKK dorëzon raportin me zgjidhjen teknike për regjistrimin e pronave në emër të Universitetit të Prishtinës

29/03/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës është pjesë e Komisionit që ka formuar Universiteti i Prishtinës për definimin e çështjeve që lidhen me regjistrimin e pronave në pronësi të Universitetit të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit ekspertët e AKK-së kanë filluar analizimin e të dhënave nga pjesa grafike e tekstuale përfshirë historia tët e ndryshimeve në njësitë kadastrale ku janë të vendosura fakultetet e UP-së dhe sot gjatë ditës kanë prezantuar ato para përfaqësuesve të UP-së.
Nga kjo punë voluminoze është krijuar një raport me të gjeturat dhe rekomandimet, përkatësisht hapat që tani e tutje duhet të ndjek UP-ja në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës për regjistrimin e tyre.
Nga UP-ja u vlerësua lart kontributi i AKK-së duke marr parasysh që procesi i regjistrimit të pronave në emër të Universitetit të Prishtinës është zvarritur për vite të tëra si dhe ky regjistrim do të lehtësojë procedurat për investime në ndërtimin e objekteve të reja për nevojat e UP-së.

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net