Takim me UNDP për qeverisjen e mirë të të dhënave

11/06/2024

Sot në ambientet e AKK-së është mbajtur takim në mes përfaqësuesve të UNDP-së Z.Alper Gucumengil – UNDP CDO specialist i të dhënave dhe Z.Fatmir Belallari UNDP bashkëpunëtorë për TIK/ udhëheqës i ekipit për të dhëna dhe përfaqësuesve të AKK-së nga Departamenti I IT, ligjorë dhe kadastrit.
Në këtë takim është diskutuar për qeverisjen e të dhënave të AKK-së, shkëmbimin e të dhënave me institucionet tjera publike ose private. Nga stafi është prezantuar se çfarë të dhëna posedojmë dhe si i menaxhojmë ato, mundësitë e shkëmbimit të tyre si gjendje aktuale që kemi. Po ashtu janë diskutuar edhe sfidat që ballafaqohemi gjatë shkëmbimit të të dhënave me institucionet tjera, mundësitë që mund të kemi në shkëmbimin e të dhënave dhe rekomandimet që i ka dhënë stafi i AKK-së për të ndihmuar kornizën Kosovare për Qeverisjen e të Dhënave (Data Governance Frameëork). Korniza Kosovare për Qeverisjen e të dhënave është e iniciuar nga Njësia e Transformimit Digjital të Kosovës që do të ndihmoj edhe UNDP për të finalizuar këtë kornizë.

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net