Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesë e Panairit ndërkombëtarë dhe Konferencës INTERGEO

26/09/2024

Drejtori ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë nga AKK po marrin pjesë në Konferencën vjetore të INTERGEO e cila këtë vit po realizohet nga 24-26 Shtator në Stuttgart të Gjermanisë.
INTERGEO ofron një platformë ekskluzive ku kompani të ndryshme shfaqin zgjidhje inovative në fushën e gjeoinformacionit, por edhe një platformë për të mësuar rreth tendencave dhe zhvillimeve më të fundit në këtë industri.
Në këtë organizim do të prezentojnë arritjet e tyre më shumë se 100 folës dhe më shumë se 600 kompani do të prezentojnë pajisjet dhe teknologjinë e tyre të fundit.
Në fjalën e tij hapëse Kryetari i DVW e.V., Prof. Dr.Ing. Rudolf Staiger, tha: "INTERGEO jo vetëm ofron njohuri për teknologjitë më të fundit, por gjithashtu ofron një mundësi unike për të shkëmbyer ide me ekspertë ndërkombëtarë dhe për të krijuar kontakte të vlefshme. Për industrinë e gjeoinformacionit, INTERGEO 2024 është një domosdoshmëri absolute – një vend ku leksionet inovatore dhe zgjidhjet inovatore do të zënë vendin qëndrorë”.

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net