Projekti REGIP i Bankës Botërore po vazhdon

17/03/2025

Në kuadër të një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe rezultateve konkrete të arritura, përfshirë këtu finalizimin e 11 projekteve, tashmë (AKK), ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e mëtutjeshëm të projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore (REGIP).
Ky hap shënon fillimin e një viti me ambicie të qarta për realizimin e projekteve kapitale dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kadastrit në vendin tonë. Zgjatja e afatit të implementimit të Projektit ka rëndësi të veçantë për realizimin e aktiviteteve kyçe të projektit, me fokus në aktivitetet që janë pjesë e Planit Zhvillimor Kombëtar.
Si pjesë e rëndësishme e planit të paraparë për këtë vit, është edhe modernizimi dhe rindërtimi i kadastrit në 115 zona kadastrale, projekt ky që tashmë veçse ka nisur. Implementimi i projekteve kapitale dhe realizimi i objektivave të (AKK)-së, do të vazhdojë që të sjelli rezultate të prekshme për qytetarët tanë, njashtu rezultate konkrete në modernizimin e kadastrit, përkitazi digjitalizimin e shërbimeve.

Agjencia Kadastrale e Kosovës
World Bank Europe and Central Asia

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net