Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Zyrtarët e AKK-së Amir Sogojeva dhe Patriot Hasani nga Divizioni i Adresave, po marrinë pjesë në konferencën “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”, e cila po mbahet në Bruksel, prej datës 30 shtator deri me 2 tetor.
Konferenca e “Forumit Evropian për Gjeografi dhe Statistikë (EFGS) 2026” shqyrton se si integrimi i të dhënave statistikore dhe gjeohapësinore mund të mbështesë një kuptim dhe vendimmarrje më të mirë në përgjigje të sfidave komplekse shoqërore, mjedisore dhe ekonomike.
Motoja "Duke mundësuar të ardhmen përmes teknologjive gjeohapësinore" pasqyron rëndësinë në rritje të njohurive të bazuara në vendndodhje. Vendndodhja ofron kontekst kritik që transformon të dhënat në njohuri të zbatueshme, duke mundësuar politika dhe vendime më efektive dhe të synuara.
Një fokus kryesor i konferencës është se si modernizimi, qeverisja e mirë dhe ndërveprimi mund të mbështesin zhvillimin e ekosistemeve të të dhënave të integruara në kohë, të besueshme dhe elastike. Përtej zgjidhjeve teknike, kjo kërkon lidership strategjik, korniza dhe standarde të qarta rregullatore dhe angazhim të fortë organizativ.
Duke pasur parasysh që ASK është duke planifikuar dhe përgatitur Regjistrimin e Bujqësisë, Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës prezantuan punimin me titull “Të dhënat zyrtare të adresave për anketat statistikore të mbështetura në gjeo-të dhëna, Bashkëpunimi AKK-ASK“. Duke prezantuar të arriturat e Sistemit të Adresave dhe benefitet e të dhënave të adresave për Regjistrimin e Bujqësisë

Podeli :

Ostalo

𝗔𝗞𝗞 𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗟𝗲𝗽𝗼𝘀𝗮𝘃𝗶𝗾 𝗱𝗵𝗲 𝗭𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻

25/11/2026

𝗔𝗞𝗞 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗼𝗶 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺 𝗽𝘂𝗻𝗲 𝗺𝗲 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶𝗻 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

23/11/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

Žalba

Kontakti

KKA

Ul. "Arbënor dhe Astrit Dehari" Br. 25 

Zgrada Arhive / Sprat II

10000, Priština

Republika Kosova

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net