Lansohet sistemi për gjurmimin e lëndës

12/04/2023

Që nga sot qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër nëpërmjet formës elektronike në ueb faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Ky sistem është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës me një klik nga shtëpitë e tyre.

Me ardhjen në krye të AKK-së, z. Ahmeti ka vazhduar angazhimin për shërbime më të mira për qytetarë dhe avancim të sistemeve kadastrale.
Para zhvillimit të kësaj mundësie, mënyra e vetme për informim për kërkesat e tyre ishte nëpërmjet vizitës së drejtpërdrejtë në zyrën kadastrale komunale.
Pra secila kërkesë drejtuar zyrave kadastrale komunale do të mund të gjurmohet nga aplikuesi në kohë reale. Mjafton që secili aplikues në momentin që dorëzon kërkesën në ZKK, të shënojë edhe numrin e telefonit dhe në momentin që kërkesa regjistrohet si kërkesë e re në Regjistrin e të drejtave pronësore, aplikuesi do të ketë mundësi që ta përcjellë statusin e lëndës së tij.
Përmes sms-it do i përcillet numri referent i lëndës bashkë me linkun për kyçje në sistemin për gjurmim. Duke klikuar në këtë link e duke shënuar numrin referent do shfaqet statusi i lëndës së dorëzuar në zyrën kadastrale komunale.
Me këtë mundësi qytetari do të informohet për statusin e lëndës në çdo kohë 24/7, pa pasur nevojë të shkojë në ZKK.
Përveç statusit të lëndës qytetarët do të mund të informohen edhe me arsyen e refuzimit eventual të kërkesës së tyre. Pra bashkë me hapat e ndjekur nga kërkesa do të mund të kuptojnë edhe se cilat kushte nuk janë plotësuar për regjistrimin e të drejtës pronësore apo çfarëdo lloj lënde tjetër për të cilën kanë aplikuar.
Ky zhvillim do të ju shërbej edhe gjeodëteve të licencuar në punën e tyre të përditshme, për lëndët të cilat i dorëzojnë në zyrat kadastrale komunale.
Ky zhvillim nga Agjencia Kadastrale e Kosovës vjen në kuadër të reformave në këtë fushë.
Insistimi për zhvillime e avancime të reja me qëllim digjitalizimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët kanë sjell këtë zhvillim të ri i cili nuk do të jetë i fundit në këtë vit.



Distribute to:

Others

𝐅𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐎𝐝𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐣𝐞𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ ....

19/12/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me BIRN Kosovo për të drejtat e pronës së grave....

17/12/2025

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here