Agjencia Kadastrale e Kosovës takim me Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës

27/04/2023

Në takimin e përbashkët në mes AKK-së dhe përfaqësuesve të Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, u diskutua për zhvillimet e fundit në AKK dhe mundësitë e ofrimit të shërbimeve të reja digjitale për përmbarues. Krijimi i mundësisë për regjistrimin e shënimit në Regjistrin e të drejtave pronësore, sikurse iu është mundësuar noterëve, do të jetë i mundshëm edhe për përmbaruesit privat. Në një afat të shkurtë kohor AKK-ja do të përgatisë mundësitë teknike për këtë qasje e cila do u prezantohet në një takim të përbashkët të gjithë përmbaruesve, duke marr nga ta edhe sugjerimet dhe kërkesat për përshtatje të nevojave të tyre në këtë sistem.
Gjithashtu pjesë e diskutimit ishin edhe kërkesat e përmbaruesve për ndryshime në formën e aktvendimeve për regjistrimin e urdhrit përmbarimor dhe qasjeve në sistemin online për ta. Oda e përmbaruesve falënderoi AKK-në për mundësitë e ofruara dhe bashkëpunimin e deritanishëm duke premtuar vazhdimin e praktikave të mira bashkëpunuese edhe në të ardhmen.

Distribute to:

Others

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here