Agjencia Kadastrale e Kosovës, mbledh në Takimin Koordinues Ndërinstitucional Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës

23/05/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka mbajtur për herë të parë takimin koordinues ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.
Të pranishëm në takim ishin kryetarët e komunave, nënkryetarët dhe drejtorët e drejtorive të kadastrit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, përfaqësues të zyrës së USAID, përfaqësues të nivelit lokal, dhe media të ndryshme. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, z. Erden Atiq.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, në fjalën e tij, përmendi zhvillimet, planet dhe objektivat në fushën e kadastrit, pronës dhe infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në vend. Tutje ai tha që, administrimi i tokës, sistemi efikas i kadastrit, ofrimi i shërbimeve publike kadastrale për qytetarët e vendit përmes qasjes e trajtimit të barabartë, si dhe zhvillimi i infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor, përbëjnë thelbin e orientimit të politikave të sektorit të planifikimit hapësinor, infrastrukturës dhe mjedisit.
“Administrimi i tokës dhe i informacionit mbi tokën, realizohet përmes një sistemi funksional kadastral në tërë territorin e vendit, për të mundësuar ndërtimin dhe banimin adekuat si komponentë të rëndësishme të kualitetit të jetesës, dhe mirëqenies shoqërore. Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, edhe më tej do të angazhohemi maksimalisht në ofrimin e mbështetjes së plotë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për realizimin e reformave në kadastrin shtetëror, ngritjen e kapaciteteve për nivelin lokal, si dhe sigurimin e shërbimeve publike kualitative dhe efikase për qytetarët tanë’’ u shpreh ministri Aliu.
Më tej, shtoi ai, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, do të vazhdojë të sigurojë mbështetje, me projekte të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të kadastrit dhe shërbimeve kadastrale për qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe mundësojnë realizimin e reformave në kadastrin shtetëror.
Z. Sokol Haliti nga Asociacioni i Komunave të Komunave të Kosovës, në fjalën e tij tha që, ky takim sot do të shërbejë, si mesazh për ngritjen e vetëdijes mbi llogaridhënien publike që të gjithë e kemi karshi votuesve dhe qytetarëve të komunave të cilat i përfaqësojmë, si dhe obligimin ligjor e moral ndaj përmirësimit të qeverisjes së drejtë e demokratike.
Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AKK-së, z. Avni Ahmeti, përmendi para të pranishmëve projektet më të rëndësishme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dukë përfshirë këtu: projektet e Bankës Botërore, RIK, kompletimi i sistemit te adresave, avancimi i sistemeve kadastrale, rindërtimi i informacioneve kadastrale, si dhe korrektimi i të dhënave për persona. Z. Ahmeti tha që Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka identifikuar të gjitha problemet në fushën dhe sektorët që mbulon, duke ofruar zgjidhje për secilën prej tyre. Tutje, ai theksoi rëndësinë e përkrahjes institucionalë në nivelin qendror dhe lokal për të bërë ndryshimet e nevojshme.
Përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kryetarët e përfaqësuesit e komunave të Kosovës, diskutuan dhe tema tjera të rëndësishme mbi praktikat më të mira në fushën e kadastrit, dhe reformave tjera të nevojshme të kornizës ligjore.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, do të vazhdoj konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, dhe të aktiviteteve të rëndësishme që njëherit shfaqin vizionin e AKK-së për reformim të kadastrit shtetëror.

Distribute to:

Others

𝐅𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐎𝐝𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐣𝐞𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ ....

19/12/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me BIRN Kosovo për të drejtat e pronës së grave....

17/12/2025

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here