Agjencia Kadastrale e Kosovës mban trajnim për të gjithë noterët e Kosovës

03/06/2023

Këtë të shtunë dt. 03.06.2023 Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur trajnim për të gjithë noterët e Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi nga afër me hapat që noterët duhet të ndjekin në Sistemin e shërbimeve digjitale të AKK-së, për regjistrimin e shënimit për njësitë kadastrale që do të jenë objekt i akteve noteriale.
Vendosja e këtij shënimi në regjistrin e të drejtave pronësore do të ngrisë nivelin e sigurisë së transaksioneve dhe do të ndihmojë në parandalimin e krijimit të dy ose më tepër akteve noteriale për njësitë e njejta kadastrale.
Një zhvillim i tillë është mundësuar edhe për Përmbaruesit privat, të cilët do të trajnohen nga AKK në javët në vazhdim.
Meqë fokusi i AKK-së do të jetë digjitalizimi i shërbimeve kadastrale, noterët poashtu u njoftuan edhe me angazhimin e institucionit tonë për të zhvilluar modulin e ri nëpërmjet të cilit regjistrimi i të drejtave pronësore në regjistër do të bëhet nga ana e noterëve.
Në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera nga praktikat e noterëve që lidhen me shërbimet kadastrale.

Distribute to:

Others

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here