Miratohet Projektligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme

07/06/2023

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 145-të të mbajtur me datë 7 qershor 2023, ka miratuar Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme. Rregullimi normativ i projektligjit ka rëndësi të veçantë për sektorin e të drejtave pronësore, pasi që përcakton kriteret dhe institucionin përgjegjës për mbajtjen, ruajtjen, dhe përditësimin e regjistrave shtetëror të pronave të paluajtshme si dhe të drejtave pronësore mbi ato prona. Ky projektligj do të shënojë reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit dhe do të avancojë më tutje sistemin kadastral në Republikën e Kosovës.
Hartimi i Ligjit të ri për Kadastër të Pronës së Paluajtshme ka për qëllim, rregullimin e shërbimit publik të pasurive të paluajtshme në kadastër, administrimin e kadastrit dhe organizimin e institucionit përgjegjës për kadastër në Republikën e Kosovës. Projektligji është në përputhje me përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së, dhe në linjë më ndërtimin e infrastrukturës ligjore në fushën e kadastrës dhe pronës së paluajtshme si dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Projektligji për Kadastër të Pronës Paluajtshme adreson të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shërbimin e kadastrës duke përfshirë organizimin institucional të kadastrës në Republikën e Kosovës, përmbajtën e kadastrit, matjet kadastrale, regjistrimin e pronave të paluajtshme dhe të drejtave pronësore mbi ato prona, rindërtimin e informacioneve kadastrale, e aspekte tjera të rëndësishme.
Reformat ligjore e normative të cilat parashihen të ndodhin janë:

- Unifikimi i legjislacionit nga fusha e kadastrës;
- Organizimi vertikal institucional përmes përfshirjes së Zyrave Kadastrale Komunale në kuadër të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me qëllim të rritjes së përformancës, përgjegjësisë në punë, bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë. Një organizim i tillë është bazuar edhe në sistemin kadastral të shteteve të rajonit dhe më gjerë;
- Fuqizimi i rolit të komisionit për Rindërtimin e informacioneve kadastrale, me qëllim të mundësimit të regjistrimit të pronave, më shpejt dhe më lirë, në emër të pronarëve faktik si dhe zvogëlimit të informalitetit i cili është barrë për të drejtat pronësore në Republikën e Kosovës;
- Karakteri publik i të dhënave kadastrale, përkatësisht qasja më e lehtë e institucioneve dhe publikut në informacione kadastrale.
- Miratimi i Projektligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, është një hap drejt arritjes së objektivave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për avancimin e modernizimin e kadastrës, rindërtimin e informacioneve kadastrale dhe të drejtave pronësore, në linjë me vizionin e qasjen serioze institucionale për reforma rrënjësore në kadastrën shtetërore.



Distribute to:

Others

Digjitalizimi nuk është vetëm një modul apo një shërbim i vetëm, është një transformim i plotë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

25/03/2026

AKK mban takim online me përfaqësuesit e Bankës Botërore për projektin REGIP

24/03/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Hanit të Elezit!

24/03/2026

Avdi Morina, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës ka folur për digjitalizimin e proceseve kadastrale ...

24/03/2026

Proceset e punës në kryeqytet janë lehtësuar falë digjitalizimit të shërbimeve kadastrale

23/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here