Takim me përfaqësuesin e GIZ-it Gjerman

29/09/2023

Një ndër aktivitetet më të rëndësishme në kuadër të projektit për kompletimin e Sistemit të Adresave, është ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare. Për të gjetur metodologjinë me të përshtatshme për të realizuar këtë proces, Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, nën monitorimin dhe mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit, kanë vendosur të realizojnë një pilot projekt. Ky pilot projekt është realizuar në dy komuna, në komunën e Istogut dhe Mitrovicës së Jugut. Këtë projekt e ka mbështetur GIZ-I Gjerman. Në kuadër pilot projektit kanë qenë të parapara dy aktivitete, si: zhvillimi I aplikacionit SELQA I cili mundëson mbledhjen (përmes tabletave) dhe mirëmbajtjen e të dhënave të qytetarëve me adresë zyrtare. Aplikacioni SELQA mundëson mbledhjen e të dhënave, numrave personal të qytetarëve dhe adresave zyrtare si dhe mirëmbajtja dhe shpërndarja e të dhënave të ndërlidhura.
Pilot projekti për ndërlidhjen e qytetarit me adresë ka përfunduar dhe është në fazën e përpilimit të raportit përfundimtar. Me qëllim të koordinimit dhe diskutimit të të gjeturave gjatë pilot projektit, është mbajtur një takim në AKK mes zyrtarëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga zv. Drejtor I Përgjithshëm, me përfaqësuesin e GIZ-it Gjerman. Gjatë takimi AKK është informuar se raporti përfundimtar shumë shpejt do të jetë gati dhe se të gjeturat e raportit do të prezantohen në një takim të gjerë me palët e interesit. Pas përfundimit të pilot projektit AKK do të filloj përgatitjet për projektin e ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare në komunat tjera.

Distribute to:

Others

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here