Mbahet takimi i dytë koordinues mes AKK-së, APK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë

25/10/2023

Duke pasur parasysh që pronat e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Regjistrin e të Drejtave Pronësore janë të regjistruara në forma dhe emërtime të ndryshme, ka qenë i nevojshëm takim mes palëve me qëllim të diskutimit për mënyrën e unifikimit të këtyre emërtimeve gjithashtu për mënyrën e bartjes së pronësisë së këtyre pronave në pronësi të definuar nga ligji.
Nga takimi i parë koordinues mes të trija institucioneve Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë i mbajtur para disa muajsh në lidhje me unifikimin e emërtimeve të pyjeve, secila nga institucionet e lartëpërmendura kanë marr obligime për detyra specifike në lidhje me këtë çështje. AKK-ja ka pasur për obligim nxjerrjen e listës me të gjitha emërtimet e pyjeve nga Regjistri i të drejtave pronësore dhe të njejtën ta ia dorëzojë për filtrim Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. AKK-ja ka dorëzuar këtë listë mbrenda javës dhe e njejta mandej është analziaur dhe filtruar nga APK dhe Ministria e Bujqësisë.
Në këtë takim u dakorduan hapat e mëtutjeshëm që duhet të marrin secili nga institucionet përkatëse duke plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës në mënyrë që azhurnimi i tij të realizohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Kujtojmë që me hyrjen në fuqi të Ligjit NR.08/L-137 për Pyjet, sipas nenit 8 të këtij ligji, paragrafi 1: Pyjet, tokat pyjore dhe kullotat në pronësi shtetërore, publike apo shoqërore, Ekonomitë Pyjore, Ekonomitë e Gjuetisë dhe Ndërmarrjet Shoqërore të regjistruara sipas Ligjit mbi Ndërmarrjet Shoqërore - (Gazeta Zyrtare Nr. 77/88), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet Nr. 40/89, 46/90 dhe 61/90 apo Organizatat Themelore të Punës së Bashkuar (OTHPB): “Ekonomia Pyjore” - Shumsko Gazdinstvo” apo çfarëdo emërtimi tjetër që ishte regjistruar si pronar ose shfrytëzues i pronës shoqërore, shtetërore apo publike dhe është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, janë pronë e Republikës së Kosovës me të cilën menaxhon Agjencia. Gjithashtu në paragrafin 2 thuhet që: Pyjet dhe tokat pyjore shtetërore regjistrohen me pronarë Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në takimin e radhës pritet që të nënshkruhet edhe një Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës.Palët u dakorduan që do të mbeten në kontakt të vazhdueshëm për këtë çështje dhe do të organizojnë edhe takime tjera sipas nevojës.


Distribute to:

Others

𝐑𝐢𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 - 𝐒𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐉𝐨 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐞

04/07/2025

Rindërtimi i Kadastrit - Shqyrtimi i Trashëgimisë

02/07/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët ...

28/06/2025

Të dashur qytetarë,

27/06/2025

Takim me përfaqësuesit e Postës së Kosovës

25/06/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here