Agjencia Kadastrale e Kosovës vizitë në ZKK Shtërpcë

25/10/2023

Pas ankesave dhe kërkesave të shumta që qytetarët kanë pasur gjatë këtij muaji për vështirësi në marrjen e shërbimeve nga ZKK Shtërpcë Zv.Drejtori i përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë ka vizituar këtë komunë për tu informuar nga afër me problemet dhe sfidat që po përballen ata. Numri i madh i lëndëve të paregjistruara, kushte jo të mira për punë dhe staf shumë i vogël janë disa prej sfidave që po përballet kjo ZKK.
Ankesat e ZKK-së kanë të bëjnë kryesisht me gjendjen e të dhënave që rezulton të mos jetë azhurnimi i fundit në SIKTK, në pothuajse 60% të rasteve specifikisht në dy zona kadastrale.
AKK kërkoi nga ZKK që të dorëzojnë një raport të detajuar për numrin e lëndëve të pa azhurnuara, përfshirë llojin e tyre dhe specifikat e veçanta për secilën prej tyre. Më pas ky raport do të analizohet nga AKK-ja dhe do të shikohen të gjitha mundësitë ligjore e financiare për të mbështetur ZKK-në në zgjidhjen e këtij problemi.
Për AKK-në prioritet do të mbetet gjithmonë saktësia e të dhënave, gjithashtu që azhurimet të përfundohen në afat të përcaktuar ligjor, e gjitha kjo për të siguruar nivel të lartë të shërbimeve kadastrale.


Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here