AKK fillon dorëzimin e raporteve të monitorimit tek Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e ZKK-ve

02/11/2023

Sot me datë 02.11.2023 AKK-ja ka filluar vizitat nëpër komuna në të cilat ka përfunduar tashmë monitorimi punëve dhe aktiviteteve nga grupi monitorues i AKK-së. Për të dorëzuar këto raporte me gjetjet dhe rekomandimet nga ky proces, Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti, bashkë me Zv. Drejtorin Ligjor Bashkim Shaqiri dhe Drejtoreshën e Financave Fazile Hamiti u takuan me Kryetarin e Komunës së Skënderajit Z. Fadil Nura.
Ky monitorim është i teti me radhë, ndërsa i pari pas hyrjes në fuqi të Udhëzimeve Administrative të reja. Për këtë aktivitet AKK-ja ka formuar tri grupe punuese për kontroll të lëndëve për pjesën grafike, pronësore-juridike, tekstuale si dhe lëndëve të gjeodetëve dhe kompanive gjeodete të licencuara. Kontrolli është bërë nga dosjet e skanuara e të cilat janë të bashkangjitura në SIKTK dhe të njëjtat lëndë mandej janë verifikuar edhe fizikisht nga vizitat nëpër ZKK.
Përzgjedhja e lëndëve për kontrollë është bërë në formë të rastësishme dhe përfshinë periudhën kohore Korrik 2022 - Mars 2023.

Distribute to:

Others

AKK merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve së të Dhënave të EuroGeographics në Bruksel

20/10/2025

Vazhdojnë takimet intensive të AKK-së pak ditë para lansimit të sistemeve të reja kadastrale

17/10/2025

Takim i Agjencisë Kadastrale të Kosovës me Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Hartografisë, Prof. Dr. Georg Gartner Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka pritur në takim profesorin ...

16/10/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me sukses shqyrtimin e trashëgimisë në kuadër të Projektit të Rindërtimit të ...

16/10/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës, po vazhdon shqyrtimin e trashëgimisë në kuadër të Projektit...

13/10/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here