AKK-ja pjesë e punëtorisë për shpronësim organizuar nga MMPHI – Departamenti i Shpronësimit

01/12/2023

Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së z. Avni Ahmeti së bashku me Zv. Drejtori i DL-së z.Bashkim Shaqiri dhe Zv. Drejtori i RDPP-së z.Hasim Pacolli morën pjesë gjatë të enjtes në punëtorinë e organizuar nga Departamenti i Shpronësimit  për procesin e bartjes dhe regjistrimit në kadasër të pronave të shpronësuara. Pjesë e këtij takimi përveç udhëheqësve nga Departamenti i Shpronësimit ishin edhe përfaqësues nga Agjencia Kosovare e Provatizimit e gjithashtu edhe drejtorët e pothuajse të gjitha Zyreve Kadastrale Komunale.
Diskutimi në këtë punëtori u fokusua fillimisht në elaborimin e procesit të shpronësimit, të arritura dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur këtë proces ndër vite.
AKK-ja në anën tjetër dha sqarime kronologjike sa i përket regjistrimeve të këtyre pronave në Regjistra kadastral, sfidat me të cilat përballen pronarët e tyre dhe rekomandimin që kjo çështje të zgjidhet me një projekt gjithpërfshirës dhe masiv të planifikuar për tu realizuar nga Qeveria e Kosovës.
Kujtojmë që procesi i shpronësimit ka qenë temë edhe e Komitetit për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor në Republikën e Kosovës të mbajtur muajin e kaluar, nga i cili komitet si rekomandim ka qenë edhe domosdoshmëria që të adresohen të gjitha sfidat ekzistuese të shpronësimit.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here