Punëtori dy ditore AKK, USAID, ZKK Gjilan në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës

08/12/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, kanë organizuar punëtori dy ditore me Komunën e Gjilanit për të prezantuar: të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-në në fushën e të drejtave pronësore si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale.
Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe ZKK-së Gjilan pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë e drejtorë edhe nga drejtori të tjera komunale si ajo e Administratës, Kulturës, Urbanizmit si dhe aktiviste të organizatave joqeveritare për barazi gjinore.
Punëtorinë e mbështeti edhe niveli udhëheqës i Komunës së Gjilanit nëpërmjet Nënkryetares së Komunës Znj. Leonora Morina-Bunjaku, e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës specifikisht rëndësinë e shërbimeve kadastrale, si dhe mbështetjen që udhëheqësia po mundohet të i jap kësaj drejtorie.
Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Gjilanit, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, dorëzimi i kërkesave në dy sportele, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, mungesa e stafit, etj.
Nga kjo punëtori ZKK-ja do të ketë të listuara hapat që duhet të ndërmarrë në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, llojin dhe natyrën e kërkesave që duhet drejtuar drejtorive tjera dhe zyrës së kryetarit për përkrahje, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Në anë tjetër AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu do të monitorojë edhe implementimin e ndryshimeve në gjetjet e prezentuara në këtë takim dhe në përgjithësi funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve.

Distribute to:

Others

Digjitalizimi nuk është vetëm një modul apo një shërbim i vetëm, është një transformim i plotë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

25/03/2026

AKK mban takim online me përfaqësuesit e Bankës Botërore për projektin REGIP

24/03/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Hanit të Elezit!

24/03/2026

Avdi Morina, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës ka folur për digjitalizimin e proceseve kadastrale ...

24/03/2026

Proceset e punës në kryeqytet janë lehtësuar falë digjitalizimit të shërbimeve kadastrale

23/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here