AKK pjesë e Konferencës Regjionale për Zvogëlimin e Barrës Administrative

09/02/2024

Ekspertë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ishin pjesë e Konferencës Regjionale për Zvogëlimin e Barrës Administrative me titull "Formësimi i agjendës për zvogëlimin e barrës administrative në Ballkanin Perëndimor – Mundësitë, Sfidat, Reformat".
Kjo Konferencë organizohet nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me projektin “Mbështetje për proceset reformuese të Kosovës në kuadër të integrimit në BE”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane (GIZ).
Në këtë konferencë ka pjesëmarrës nga institucione të niveleve qëndrore e lokale vendore dhe të vendeve të regjionit, përfshirë zyrën e Kryeministrit, udhëheqës të Zyres së BE-së në Kosovë, ekspertë nga GIZ, Banka Botërore, ministritë, agjencitë, etj.
Konferenca trajton elementet kryesore të agjendave ambicioze të reformës për përmirësimin e mjedisit rregullator dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, e gjithashtu synon nxitjen e diskutimeve produktive rreth parimeve të përditësuara të OECD/SIGMA për administratës publike, me fokus të veçantë se si ky përmirësim mund të ndikojë në hartimin dhe mbikëqyrjen e agjendave të reformave në rajon.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here