Bashkëpunimi në mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Kompanisë “Apple Maps”

04/03/2024

Në vazhdën e angazhimeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës rreth promovimit dhe përdorimit të adresave zyrtare dhe unike të Republikës së Kosovës, është mbajtur një takim virtual me përfaqësuesit e kompanisë “Apple” përkatësisht” Apple Maps”.
Temë diskutimi në këtë takim ishte mundësia e bashkëpunimit në mes AKK-së dhe kompanisë “Apple”, përkatësisht paraqitja e të dhënave zyrtare të adresave ne platformën “Apple Maps”.
Specialisti i GIS-it Amir Sogojeva informoj përfaqësuesin e “Apple” rreth aktiviteteve të AKK-së përkitazi me Sistemin e Adresave dhe më pastaj u diskutua edhe çështja kryesore që është paraqitja e Republikës së Kosovës në platformën Apple Maps sikurse shtetet tjera me vijë kufitare shtetërore dhe të mund të kërkohet për të dhëna si shtet.
Si konkluzion i takimit ishte që të vazhdohet komunikimi derisa të zgjidhet problemi i paraqitjes së vijës kufitare të Kosovës në platformën “Apple Maps”.
Agjencia Kadastrale e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e produkteve të Kosovës, duke u përqendruar edhe në subjektivizmin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes produkteve të Agjencisë siç janë edhe Adresat.

Distribute to:

Others

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here