AKK vizitë studimore në Kadastrin Holandez

27/05/2024

Me ftesë të Kadastrit Holandez, zv. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti së bashku me tre ekspertë të AKK-së po qëndrojnë për vizitë studimore në Holandë. Në këtë vizitë ekspertët holandez do ti njoftojnë ata të AKK-së për praktiktat më të mira të punës në fushën e kadastrit, avancimet e shërbimeve kadastrale, projektet e realizuara me sukses nga ana e tyre dhe sfidat me të cilat janë përballur ata.
Vizita e cila do të realizohet në qytete të ndryshme të shtetit holandez, filloi ditën e parë me prezentime të avancimeve në kadastrin 3D, topografi, sigurinë e të dhënave, E-shërbimet e tema të tjera të ngjajshme.
Nga kjo vizitë ekspertët e AKK-së do të marrin njohuri shumë të nevojshme për impementim sa më të mirë të projekteve të planifikuara për realizim këtë vit nga AKK-ja, e gjithashtu edhe për planifikim të projekteve dhe avancimeve të reja bazuar në praktikat më të mira të shteteve evropiane.
Edhe ekspertët e AKK-së nga ana tjetër ndanë informacione me nikoqirët për avancimet e fundit në Agjencinë Kadastrale të Kosovës sa i përket digjitalizimit të shërbimeve, projektet në realizim e sipër si dhe planet e së ardhmes.

Distribute to:

Others

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here