Fillon vizita e përfaqësuesve të misionit të Bankës Botërore në Agjencinë Kadastrale të Kosovës

03/06/2024

Në kuadër të vizitave të rregullta ekspertët e misionit të Bankës Botërore të cilët janë të angazhuar direkt me projektin REGIP, nga data 03.06.2024  deri me datë 07.06.2024 do të qëndrojnë në Kosovë. Ata do të marrin pjesë në takime të ndryshme dhe me akterë e institucione të ndryshme, të cilat filluan sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ku u pritën nga stafi i AKK-së i udhëhequr nga Zv.Drejtori  Ekzekutiv, Avni Ahmeti.
Në takimin e parë drejtori bashkë me menaxhmentin e AKK-së, i informoi përfaqësuesit e Bankës Botërore në përgjithësi me progresin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për tu realizuar në këtë periudhë kohore, në kuadër të projektit REGIP, sfidat dhe planifikimet afatshkurta dhe afatgjata, etj.
Përfaqësuesit e BB-së përgëzuan AKK-në për angazhimin e deritanishëm për arritjen e objektivave të planifikuara në kohë optimale dhe në harmoni me kërkesat e tyre, duke kërkuar angazhim të mëtutjeshëm të stafit vendor në realizim sa më të suksseshëm të projekteve të REGIP-it në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.
Gjatë vizitës së tyre në vendin tonë ekspertët e BB-së do jenë pjesë edhe e takimit të donatorëve dhe Komitetit ndërministror të cilat poashtu do të organizohen nga AKK-ja gjatë kësaj jave.
Kujtojmë që REGIP përbën një ndër projektet më kapitale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i përbërë nga katër komponentë kryesore, që ka për qëllim mbështetjen ligjore e institucionale, modernizim e kadastrit, përmirësimin e infrastrukturës kombëtare për informacionin gjeohapësinor, menaxhim dhe ngritje të kapaciteteve.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here