Agjencia Kadastrale e Kosovës organizon takimin e rregullt koordinues me donator

05/06/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës gjatë të mërkurës ka realizuar takimin e rregullt me donator me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të asistencës financiare e zhvillimore për sektorët e kadastrit, pronës së paluajtshme, infrastrukturës dhe gjeoinformacionit në vend.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga Banka Botërore, USAID- Aktiviteti Qeverisja e Pronës dhe OSBE. Gjithashtu online pjesë e takimit ishin edhe përfaqësuesit e Drejtoratit francez të marrdhënieve ndërkombëtare, me të cilët planifikohet të fillohet bashkëpunim edhe më i thellë dhe më intenziv në muajt vijues.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan mbi fazat aktuale dhe ato të planifikuara për të ardhmen, lidhur me aktivitet në fushën e kadastrit, programet ekzistuese dhe programet e reja të financimit, të cilat kanë për qëllim avancimin dhe përmirësimin e sektorëve të rëndësishëm në fushën e kadastrit. Në takim u diskutuan në detaje edhe mundësitë e bashkërendimit të aktiviteteve që përmirësojnë koordinimin, dhe rrisin nivelin e rezultateve në këtë fushë dhe eleminojnë të gjitha mundësitë për mbivendosje të aktiviteteve.
Donatorët nga ana tjetër vlerësuan punën, angazhimin dhe rezultatet e deritanishme, në projektet në realizim e sipër nga AKK-ja dhe premtuan vazhdimin e mbështetjes dhe koordinimit, me qëllim të arritjes së të gjitha objektivave të planifikuara nga AKK-ja për këtë periudhë kohore.
Takimet e natyrës së tillë koordinuese me donatorët ndihmojnë Agjencinë Kadastrale të Kosovës në planifikimin e aktiviteteve të rëndësishme, të cilat do të jenë gjithmonë në linjë me vizionin dhe përkushtimin e AKK-së në përmirësimin e shërbimeve kadastrale në Republikën e Kosovës.
Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar e zyrat zhvillimore në vend është kyç për përmirësimin e kadastrit shtetëror, infrastrukturës, garantimin e të drejtave pronësore dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here