Vazhdojnë takimet në Komuna, nënshkruhen memorandume bashkëpunimi

04/07/2022

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është organ kompetent për administrimin e regjistrave pronësorë, për hartografi, për kadastër dhe për gjeodezi, për sistem të unifikuar të adresave dhe për infrastrukturë kombëtare të informacioneve gjeohapësinore. Në kuadër të realizimit të mandatit dhe përgjegjësive të saja dhe me qëllim të implementimit sa më gjithëpërfshirës të aktiviteteve në kuadër të Projektit për Regjistrimin e Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë Gjeohapësinore (REGIP), roli i Komunave është kyç dhe i pazëvendësueshëm. 

Prandaj, me qëllim të informimit sa më të mirë mbi këto aktivitete dhe me qëllim të informimit të ndërsjellë mbi rolit dhe përgjegjësitë e institucioneve respektive, një delegacion i AKK i prirë nga zv. Drejtorja e Përgjithshme z-nja Afërdita Thaçi dhe në përbërje z. Korab Ahmetaj – u.d Drejtor i Kadastrës, z. Bashkim Shaqiri – u.d Drejtor Ligjor dhe z-nja Nora Kelmende – Eksperte për Monitorim dhe Vlerësim në kuadër të projektit REGIP kanë ndërmarrë një varg vizitash dhe takime pune në Komuna të Kosovës. 

Delegacioni i AKK-së nëpër këto takime është pritur nga Kryetarët e Komunave të shoqëruar nga Drejtorët e Drejtorive për Kadastër dhe Urbanizëm ndërsa temat e diskutimit kanë qenë mirëmbajtja e rregullt e të dhënave kadastrale nga Zyrat Kadastrale Komunale, Projektligji për Kadastër të Paluajtshmërive dhe Projektligji i Infrastrukturës Kombëtare për Informacione Hapësinore, projekti përkrahës i Bankës Botërore (REGIP) me theks të veçantë implementimi i projektit për kompletimin e sistemit të unifikuar të adresave dhe ndërlidhjen e regjistrit të adresave me regjistrin civil. Për këtë aktivitet janë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi mes zv. Drejtores së AKK-së z-nja Afërdita Thaçi dhe Kryetarëve të Komunave. 

Deri më tani vizitat janë mbajtur në komunat Gjilan, Kamenicë, Prizren, Prishtinë, Pejë, Deçan, Vushtrri, Gjakovë, Rahovec, Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Istog dhe këtë javë në Malishevë, Podujevë ku janë pritur nga Kryetarët e Komunave respektive z. Ekrem Kastrati dhe z. Shpejtim Bulliqi. Vizitat e tilla dhe nënshkrimet e memorandumeve për bashkëpunim do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke përfshirë të gjitha komunat në territorin e Republikës së Kosovës.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here