Nënshkruhen Memorandumet e bashkëpunimit me Kryetarët e Komunave për realizimin e projektit të Rindërtimit të Kadastrit

19/07/2024

Në një takim të përbashkët Kryetarët e Komunave të Kosovës me Ministrin Liburn Aliu dhe Avni Ahmetin Zv. Drejtor Ekzekutiv në AKK, të mërkurën nënshkruan Memorandumet e bashkëpunimit mes Komunave dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës për projektin e Rindërtimit të Kadastrit.
Ministri Aliu në fjalën e tij tha se pas fuqizimit të Ligjit për kadastër dhe pakos së Udhëzimeve administrative është hap rruga për realizimin e shumë projekteve të rëndësisë së veçantë duke filluar me Rindërtimin e Kadastrit, ndërlidhjen e qytetarit me adresa dhe projektet e tjera të cilat do të fillojnë shumë shpejt nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Andaj në këtë periudhë është qenësorë bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe Ministrisë nëpërmjet Agjencisë Kadastrale në mënyrë që përfitimet e qytetarëve të jenë sa më të mëdha, vijojë tutje fjalën e tij Ministri Aliu.
Drejtori Ahmeti në fjalën e tij tha që pjesë e këtij projekti parashihet të jenë 32 komuna me gjithsej 114 zona kadastrale në tërë Kosovën në të cilat do të realizohet shqyrtimi i trashëgimisë, zyrtarizimi i transaksioneve joformale - shitblerje me shtrëngim duarsh, matje edhe për objekte për procesin e legalizimit dhe aktivitete të tjera që parashihen me ligj.
Në kuadër të këtyre 114 zonave kadastrale përfshihen rreth 260 000 parcela dhe rreth mbi 70 000 objekte të cilat do të maten e për të cilat do të krijohet dokumentacioni i plotë për të aplikuar për legalizim. Matjet e këtyre objekteve por edhe komplet realizimi i aktiviteteve të projektit të Rindërtimit të Kadastrit do të kursejë xhepin e qytetarëve të këtyre zonave në masë të konsiderueshme meqë të gjitha këto shërbime do të realizohen pa pagesë.
Edhe Drejtori Ahmeti i ftoj Kryetarët e Komunave për bashkëpunim dhe përfshirje aktive të tyre në proces qoftë nëpërmjet Zyrës Kadastrale Komunale qoftë nëpërmjet udhëheqësve të bashkësive lokale, në mënyrë që realizimi i projektit të jetë sa më i plotë.

Distribute to:

Others

Digjitalizimi nuk është vetëm një modul apo një shërbim i vetëm, është një transformim i plotë i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

25/03/2026

AKK mban takim online me përfaqësuesit e Bankës Botërore për projektin REGIP

24/03/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Hanit të Elezit!

24/03/2026

Avdi Morina, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës ka folur për digjitalizimin e proceseve kadastrale ...

24/03/2026

Proceset e punës në kryeqytet janë lehtësuar falë digjitalizimit të shërbimeve kadastrale

23/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here