AKK pret në takim përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve

01/08/2024

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë gjatë ditës priti në takim znj. Rrezarta Loxha-Vitaku zv. Drejtoreshë në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe z. Milot Berisha Ud. Drejtor, në Institutin Arkeologjik të Kosovës. Temë qendrore e diskutimit ishte kërkesa e intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve me qëllim të krijimit të mekanizmave për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Z Berisha në fjalën e tij tha që misioni i Institutit Arkeologjik të Kosovës është përcaktimi dhe identifikimi i potencialit arkeologjik dhe paraqitja e tyre në dokumentet zyrtare, andaj një bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës do të ishte një hap thelbësor që do të jetë në interes të përbashkët për realizimin e objektivave të secilit institucion.
Në anën tjetër Drejtori Ahmeti premtoi bashkëpunim fillimisht në ofrimin e qasjes në Regjistrin e të drejtave pronësore pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit, i cili pritet të realizohet shumë shpejt.
Si kërkesë e AKK-së ishte edhe ofrimi i të dhënave për këto objekte, përfshirë edhe koordinata dhe përshkrim historik për to, nga ana e të dyja institucioneve në mënyrë që të njëjtat të vendosen në Gjeoportalin shtetëror dhe të jenë një mundësi e mirë edhe për promovimin e turizmit.

Distribute to:

Others

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here