Nënshkruhet marrëveshja për Procedurat Standarde të Operimit mes AKK-së, ARC-së dhe ASHI-së

18/09/2024

Me qëllim të ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare për unifikimin e përdorimit të adresave duke përjashtuar përdorimin e adresave jo zyrtare dhe jo unike, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar dokumentin “Procedura Standarde e Operimit” me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit.
Përmes këtij dokumenti përcaktohen përgjegjësitë e palëve në lidhje me procesin e ndërlidhjes së qytetarit me adresë si dhe përcaktohen procedurat për ndërlidhje. Sipas këtij dokumenti qytetarët deklarojnë adresën zyrtare duke u paraqitur në zyrat komunale të gjendjes civile ose duke deklaruar adresën përmes platformës E-Kosova. Procesi i ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare pritet të filloj në fillim të muajit tetor.
Agjencia Kadastrale e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ta deklarojnë adresën zyrtare dhe unike, meqë përfitimet e përdorimit të adresave zyrtare dhe unike janë të shumta, për marrjen shërbimeve kualitative dhe të shpejta.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here