Fillon zyrtarisht projekti: “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”

01/10/2024

Sot, zyrtarisht Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar me realizimin e projektit "Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare", i cili projekt planifikohet që të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Regjistrit Civil, respektivisht Zyreve të gjendjes civile në nivel lokal.
Me qëllim të informimit dhe të koordinimit sa më të mirë me komuna, Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu, bashkarisht me AKK-në, ka ftuar në takim kryetarët e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Pjesëmarrës në takim përveç kryetarëve të komunave, nënkryetarëve, drejtorëve të zyreve komunale relevante, ishin edhe Shefja e kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, znj. Jeta Tela, si dhe Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, z. Blerim Camaj
Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu në fjalën e tij mes tjerash tha: Kënaqësi që kemi arritur në këtë fazë, ku po e realizojmë këtë projekt shumë me rëndësi për shtetin dhe funksionimin e institucioneve, në veçanti shërbimeve për qytetarë, si në nivelin qëndror si atë lokal. Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me ju ka realizuar me sukses disa aktivitete me rëndësi siç janë, matja në terren dhe përditësimi i rrugëve te reja, segmenteve rrugore, e po ashtu kemi realizuar mbledhjen dhe përditësimin e adresave ku përmes këtij procesi janë mbledhur dhe digjitalizuar rreth 70000 adresa të reja.
Tani jemi në proces të kompletimit të adresave me tabela të emrave të rrugëve dhe numrave të adresave në komunat e mbetura. Procesi i ndërlidhjes së qytetarit me adresë është shumë i rëndësishëm, ku përmes këtij procesi, qytetarët pajisen me adresë zyrtare dhe unike, e më pas do të pasoj me ofrimin e shërbimeve më kualitative dhe më të shpejta për qytetarët dhe evitimin e shumë problemeve që janë shfaqur deri më tani.
Disa nga përfitimet dhe lehtësimet që do të sjellë ky proces janë: Siguria e vendit, si për situata emergjente e poashtu edhe për planifikime tjera per secilën komunë. Përmes këtij projekti do të unifikojmë adresën si një të vetme dhe unike. Pra, qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve dhe mbështetjes për komuna sa i përket kompletimit të adresave, duke përfshirë edhe këtë projekt, ka të bëjë me pajisjen e qytetarëve me adresë unike dhe zyrtare.
Duke pas parasysh rolin tuaj dhe punët që janë realizuar së bashku deri më tani, kërkojmë nga ana juaj bashkëpunim të plotë në këtë proces, është punë jetike për shtetin dhe me bashkëpunim dhe koordinim të plotë të nivelit lokal dhe qëndror do të ndërtojmë një shtyllë të rëndësishme të shtetit tonë, shprehu mes tjerash Ministri Aliu.
Shefja e kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme, znj. Jeta Tela në fjalën e saj tha: Ne si MPB kemi nënshkruar një marëveshje bashkëpunimi me ASHI-në, AKK-në dhe ARC-në për të implementuar këtë projekt të një rëndësie të veçantë. Deklarimi i adresave zyrtare është thelbësor për institucionet shtetërore, të gjitha komunat, si dhe për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, duke garantuar kështu që informacioni për adresat e qytetarëve të regjistrohet saktë në sistemet shtetërore. Si MPB kemi ofruar infrastrukturën ligjore dhe teknike për zbatimin e marrëveshjes dhe do të organizojë trajnim për zyrtarët e gjendjes civile që do të implementojnë projektin.
Ky projekt po synon të fillojë përdorimin e adresave zyrtare në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht duke lidhur qytetarët me sistemin e adresave përmes gjendjes civile. Aktualisht, qytetarët kërkojnë regjistrimin e adresave duke ofruar dokumente si faturat, por me zbatimin e këtij projekti, ata do të mund të deklarojnë adresën duke përdorur vetëm emërtimet zyrtare të rrugëve.
Blerim Camaj, Drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil theksoi mes tjerash që ARC-ja do të angazhohet maksimalisht që të gjitha obligimet e marra në marëveshjen për këtë projekt do ti realizoj me përpikmëri dhe pa vonesa.
Për fund, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, theksoi nevojën për mbështetje dhe bashkëpunim të komunave për këtë projekt jetik për vendin. Ai gjithashtu informoi të pranishmit mbi projektet e tjera që AKK-ja po realizon, të orientuara drejt reformimit dhe digjitalizimit të shërbimeve. Qëllimi është arritja e një kadastre moderne, të lehtë për t’u aksesuar dhe me të dhëna sa më të sakta dhe cilësore.
AKK-ja angazhohet maksimalisht që të ofrojë informacion të qartë dhe të detajuar për qytetarët në lidhje me çdo fazë të këtij projekti, rrjedhimisht duke garantuar një implementim të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës. Qëllimi ynë është të sigurojmë që çdo qytetar të ndjehet i informuar dhe i përfshirë në këtë proces transformues.

Distribute to:

Others

Gjatë javës që e lamë pas, përmbyllëm me shumë sukses një cikël trajnimesh ...

15/11/2025

𝗗𝗶𝘁𝗮 𝗲 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿𝘁 𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 / 𝗔𝘃𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 / 𝗦𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗺𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗮𝘁 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 (𝗭𝗞𝗞)

13/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK)

12/11/2025

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

10/11/2025

Avancimet dhe zhvillimet e sistemeve kadastrale/Trajnimi për Përmbaruesit Privat

07/11/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here