Funksionalizohet deklarimi i adresës zyrtare së vendbanimit të qytetarëve në E Kosova, si një hap tjetër i domosdoshëm e i rëndësishëm tek Agjencia Kadastrale e Kosovës, drejt digjitalizimit

24/10/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit, kanë funksionalizuar mundësinë për deklarimin e adresës zyrtare së vendbanimit për qytetarët edhe përmes platformës E-Kosova, përvec mënyrës tjetër të paraqitjes fizike në zyrat e gjendjes civile. Nëse paraqiteni në zyrat e gjendjes civile, zyrtari i caktuar do të lëshoj një formular për identifikim të adresës me të cilin formular paraqiteni tek zyrtari i gjendjes civile për përditësim të adresës, ndërsa nëse deklaroni adresën përmes platformës së E-Kosovës, nuk keni nevojë të paraqiteni në zyrat e gjendjes civile dhe se procesi përfundon me rastin e aprovimit në E-Kosova.

Përmes deklarimit të adresës zyrtare do të lehtësohen shërbimet ndaj qytetarit duke përfshirë:

- Përdorimin e adresës zyrtare dhe unike nga të gjitha institucionet;
- Pastrimin e listave të votuesve dhe shkurtimin e distancës për të votuar;
- Zonimin e kujdesit parësor shëndetësor (përzgjedhjen e mjekut familjar);
- Zonimi e institucioneve shkollore publike të nivelit të ulët;
- Të dhëna të sakta për migrimin e brendshëm;
- Gjetjen e lokacionit më të shpejtë e saktë nga Policia;
- Gjetjen e lokacionit më të shpejtë e saktë nga Emergjenca;
- Shpërndarjen më të lehtë dhe më të shpejtë të dërgesave postare;
- Regjistrimin e popullsisë; etj.

Për çdo problem eventual që mund të hasni gjatë procedurës së deklarimit të adresës ju mund të kontaktoni:

- Zyrën lokale të gjendjes civile në komunën përkatëse / Agjencinë e Regjistrimit Civil, për çështje që kanë të bëjnë me gjendjen civile;
- Zyrën e urbanizmit të komunës përkatëse / Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për çështje që kanë të bëjnë me adresa; si dhe
- Agjencinë për Shoqëri të Informacionit / për probleme teknike që mund të keni gjatë procedurës së deklarimit në E-Kosova.

Distribute to:

Others

Pse 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟?

05/03/2026

Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z.Avni Ahmeti, në kuadër të kampanjës informuese për transformimin digjital të sistemit kadastral të Kosovës.

04/03/2026

Fillon muaji i informimit për transformimin digjital të sistemit kadastral të Kosovës.

04/03/2026

Shpërndahen licencat për grupin e ri të gjeodetëve

03/03/2026

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here