Takimi Informues dhe Koordinues me Zyrtarët e Zyrave Kadastrale Komunale me grupin e dytë të komunave

12/11/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) përmbylli sot me sukses takimin informues dhe koordinues për komunat e mbetura. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, në fjalën hyrëse, u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe theksoi rëndësinë e takimeve të rregullta me ZKK-të, me ç'rast nënvizoi rëndësinë e këtij takimi dhe të komunikimeve të rregullta me ZKK-të, në kuadër të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarë.
Drejtori Ahmeti potencoi arritjet e AKK-së këtë vit në shumë prej projekteve kapitale dhe reformave legjislative, e po ashtu theksoi sugjerimet e ZKK-ve, por në veçanti shprehu rreth domosdoshmërisë për ofrim më të lartë të cilësisë në të gjitha ZKK-të. Ai vuri në dukje se ndryshimet në Ligjin për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe ligjin e ri për kadastër do të ndihmojnë në krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe të mirëorganizuar, ku me implementimi i ligjit të ri për kadastrën, do të funksionalizohet tërësisht ligji i ri për kadastër.
Gjatë dy sesioneve së Takimeve Informuese dhe Koordinuese me ZKK-të, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) prezantoi projektet, aktivitetet kryesore dhe udhëzuesin e punës, me fokus në përmirësimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, si një prioritet kyç i AKK-së.
Ndër pikat kryesore ishte zhvillimi i moduleve për palët e jashtme, të cilat mundësojnë dërgimin dhe marrjen e të dhënave në formë digjitale, duke lehtësuar procedurat dhe përmirësuar aksesin; avancimi i sistemeve për të përballuar kërkesat në rritje dhe për të përshpejtuar shërbimet kadastrale; përshtatja me kërkesat e reja ligjore, për t’iu përgjigjur ndryshimeve në legjislacion dhe për të dinamizuar proceset kadastrale; dhe zvogëlimi i barrës administrative për qytetarët, me një sistem të hapur dhe të ndërlidhur që rrit cilësinë e të dhënave dhe përmirëson qasjen.
Përmes shqyrtimit të ankesave, janë identifikuar problematika të ZKK-ve, duke sjellë rekomandime për përmirësim, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurimin e një trajtimi më të drejtë e transparent për qytetarët. Këto përpjekje synojnë të lehtësojnë bashkëpunimin institucional dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe të qëndrueshme.
Si përfundim, angazhimet e AKK-së dhe bashkëpunimi me ZKK-të, mbeten një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Këto zhvillime jo vetëm që përshpejtojnë dhe thjeshtojnë procedurat, por gjithashtu krijojnë një mjedis më të hapur, transparent dhe më të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Distribute to:

Others

Pse 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟?

05/03/2026

Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z.Avni Ahmeti, në kuadër të kampanjës informuese për transformimin digjital të sistemit kadastral të Kosovës.

04/03/2026

Fillon muaji i informimit për transformimin digjital të sistemit kadastral të Kosovës.

04/03/2026

Shpërndahen licencat për grupin e ri të gjeodetëve

03/03/2026

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here