Takim Informues dhe Koordinues për Sistemin e Adresave Zyrtare dhe Kadastrin e Përçojave

14/12/2024

Në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), sot u mbajt takimi informues dhe koordinues, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe kompanive relevante, ku u diskutua rreth përdorimit të adresave zyrtare dhe unike si dhe rëndësisë së ndërveprueshmërisë mes institicioneve për të dhënat e nevojshme për krijimin e Kadastrit të Përçojave.
Në fjalën hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, informoi të pranishmit mbi zhvillimet dhe aktivitetet ndërlidhur me Sistemin e Adresave dhe Kadastrin e Përçojave. Ai theksoi rëndësinë e përdorimit të adresave zyrtare nga institucionet dhe kompanitë për rritjen e efikasitetit dhe saktësisë së shërbimeve publike. Njëherit, drejtori Ahmeti, apeloi për një bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha palët, duke kërkuar dërgimin e të dhënave të përçojave që posedohen nga institucionet dhe kompanitë relevante.
Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, z. Erdon Arifaj, mbajti gjithashtu një fjalë rasti, ku nënvizoi rëndësinë e ndërlidhjes së qytetarëve me adresat e tyre zyrtare, një proces që është në vazhdim dhe që do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Në vijim të takimit, zyrtarët e AKK-së prezantuan dy tema kryesore: Sistemin e Adresave, si dhe Kadastrin e Përçojave, rrjedhimisht duke ndarë informacione të detajuara mbi progresin dhe përfitimet e institucioneve nga të dhënat e adresave si dhe rëndësinë e krijimit të kadastrit të përçojave me të dhënat e marra nga po të njejtat.
Në fund, diskutimet u fokusuan tek sfidat dhe mundësitë e ndërlidhjes së qytetarëve me adresat zyrtare dhe përdorimit efektiv të të dhënave të përçojave. U arrit një konsensus mbi rëndësinë e vazhdimit të takimeve dhe koordinimeve të rregullta për arritjen e objektivave të planifikuara.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me përkushtim rindërtimin e të dhënave kadastrale, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

09/04/2026

Sot po përmbyllim ciklin e informimit publik për projektin e rindërtimit të kadastrit në komunën e Gjilanit.

08/04/2026

Dje u mbajtën takimet e radhës me banorët e fshatrave Petroc në Kamenicë dhe Dobërçan në Gjilan, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

07/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here