Agjencia Kadastrale e Kosovës shpërblen stafin për punën dhe angazhimin e tyre

21/12/2024
Me rastin e përmbylljes së suksesshëm të vitit 2024, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e stafit duke shpërblyer Punëtoren e Vitit dhe duke ndarë Mirënjohje për zyrtarë të dalluar të AKK-së.
Znj. Drenushë Januzi Kukaj është shpallur Punëtorja e Vitit, me ç'rast është vlerësuar për angazhimin e saj të palodhshëm, arritjet dhe kontributin e rëndësishëm në suksest e institucionit gjatë gjithë vitit që po e lëmë pas.
Gjithashtu, me Mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre u shpërblyen:

Faik Kelmendi
Nadir Shyqeriu
Sandra Jaka Muja
Ardita Megjuani
Kujtim Mustafa
Vjollca Aliu
Reshat Murati
Leonora Hajdari
Naim Nishori
Xhevat Azemi

Avni Ahmeti, drejtori ekzekutiv i AKK-së, në fjalën e tij falënderoi jo vetëm të shpërblyerit, por të gjithë stafin e Agjencisë për një vit plot sfida dhe suksese, duke theksuar se 2024 ka qenë një vit historik për AKK-në, falë një sërë reformash transformuese dhe projekteve që kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.
Ndër sukseset kryesore të vitit, ai përmendi:
Realizimin e dhjetëra projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe digjitale që kanë rritur efikasitetin në administratën kadastrale, publikimin e Udhëzimeve Administrative dhe Udhëzuesve të Punës, organizimin e Konferencës së Parë për Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale, e cila ka pozicionuar Kosovën si një lider rajonal në këtë fushë, anëtarësimin në Land Portal, duke e bërë Kosovën pjesë të një rrjeti global prej mbi 100 shteteve që ndajnë praktikat më të mira për transparencën dhe qasjen në të dhënat kadastrale.
Kjo ceremoni është një dëshmi e përkushtimit të AKK-së për të krijuar një kulturë motivuese dhe për të forcuar bashkëpunimin reciprok, përmes vlerësimit të punës së përbashkët. AKK do të vazhdojë të jetë një shembull frymëzues i efikasitetit dhe inovacionit, gjithnjë në shërbim të qytetarëve.
Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me përkushtim rindërtimin e të dhënave kadastrale, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

09/04/2026

Sot po përmbyllim ciklin e informimit publik për projektin e rindërtimit të kadastrit në komunën e Gjilanit.

08/04/2026

Dje u mbajtën takimet e radhës me banorët e fshatrave Petroc në Kamenicë dhe Dobërçan në Gjilan, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

07/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here