Fillojnë vizitat e grupeve monitoruese të AKK-së në Zyret Kadastrale Komunale

10/03/2025

Pas fuqizimit të legjislacionit të ri për kadastër dhe një varg reformash tjera në procedura e rrjedhë të punës, që janë ndërrmarrë vitin e kaluar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ekspertë nga AKK kanë filluar monitorimin e Zyreve Kadastrale Komunale dhe gjeodetëve/kompanive gjeodete të licencuara, për të verifikuar nga afër punën e tyre.
AKK, tashmë ka formuar katër grupe monitoruese për lëndët juridike dhe teknike, dhe prej sot kanë filluar vizitat e para nëpër Komuna. Komunat e para që u vizituan sot ishin Vushtrria dhe Juniku, ku u mirëpritën ekspertët e AKK-së dhe u diskutua në detaje mbi të gjeturat e raportit paraprak të monitorimit, e po ashtu edhe për aktivitetet që ndërlidhen me procesin e regjistrimit dhe vendosjes në lëndët përkatëse.
Ashtu siç ka ndodhur edhe më herët në secilën fazë të monitorimit pas përfundimit të vizitave në ZKK, do të përgatiten dhe dorëzohen raportet përkatëse të monitorimit tek drejtori i ZKK-së dhe tek kryetari i komunës, bashkë me të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet për secilën nga to.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here