Nënshkruhen kontratat me Operatorët Ekonomikë për projektin "Rindërtimi i Kadastrit në 115 Zona Kadastrale"

17/03/2025

Pas vazhdimit të Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (REGIP), u hap rruga për realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve kyçe të projektit, përfshirë nënshkrimin e kontratave me Operatorët Ekonomikë për projektin e rëndësishëm të Rindërtimit të Kadastrit.
Nëpërmjet Rindërtimit të Kadastrit synohet që të azhurnohen të gjitha të dhënat mbi njësitë kadastrale dhe të drejtat pronësore, si dhe të bëhet harmonizimi i gjendjes në terren, me gjendjen në regjistrin kadastral. Për më shumë, Rindërtimi i Kadastrit si objektiv ka edhe ngritjen e vetëdijes kolektive për rëndësinë që ka regjistrimi i pronës në emër të pronarit faktik, të drejtën e grave në trashëgimi dhe regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve.
Siç jemi zotuar, për herë të parë të gjithë Operatorët Ekonomikë janë vendorë, dhe me përkushtim të vazhdueshëm po arrihen avancime konkrete për një sistem kadastral më të saktë, më të sigurt dhe më efikas në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Implementimi i projekteve kapitale dhe realizimi i objektivave të AKK-së, do të vazhdojë të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë dhe modernizimin e kadastrit.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here