Vazhdohet masa e veçantë për regjistrim pa pagesë të pronës në emër të dy bashkëshortëve

25/03/2025

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 13 mars 2025, ka miratuar Udhëzimin Administrativ 03/2025 për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve. Ky Udhëzim Administrativ tashmë është në fuqi dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare më datë 17 mars 2025.
Ky Udhëzim Administrativ është produkt i bashkëpunimit të ndërsjellë mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Agjencisë për Barazi Gjinore dhe palëve të tjera të interesit, me qëllim të avancimit të drejtave të grave në shfrytëzimin e të drejtave pronësore. Aktualisht, numri total i grave pronare të pronës së paluajtshme në Republikën e Kosovës është rreth 21%.
Megjithatë, që nga hyrja në fuqi e këtij Udhëzimi për herë të parë në vitin 2016, numri i grave pronare ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke reflektuar përparimin në fuqizimin ekonomik dhe pronësor të grave në Kosovë. Miratimi dhe zbatimi i këtij Udhëzimi Administrativ përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të barazisë gjinore dhe mbështetjes së grave për të realizuar të drejtat e tyre pronësore.

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=101967

Distribute to:

Others

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here