AKK dhe KEK Sh.A. Nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

04/04/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) dhe Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. (KEK) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të efikasitetit në menaxhimin dhe zhvillimin e infrastrukturës kadastrale brenda fushës së operimeve të KEK-ut. Ky Memorandum shënon një moment kyç në përpjekjet tona për të krijuar një kornizë të qartë dhe të qëndrueshme për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë më efikase, rrjedhimisht avancimin e mëtutjeshëm në operimet e përditshme dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të AKK-së dhe KEK-ut.
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, dhe Drejtori Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.A., duke reflektuar angazhimin e të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të përmirësuar proceset e administrimit të pronës dhe resurseve energjetike. z. Avni Ahmeti shprehu se: "Si institucion përgjegjës për administrimin e regjistrave kadastralë dhe pronësorë në Kosovë, kjo marrëveshje është një hap vendimtar drejt modernizimit të proceseve teknologjike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, si model për bashkëpunime të tjera strategjike edhe me institucione të tjera shtetërore, gjithnjë në shërbim të qytetarëve."
Integrimi i Sistemit të Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK) me proceset teknike dhe operative të KEK Sh.A. do të mundësojë shkëmbimin elektronik të të dhënave, eliminimin e pengesave burokratike dhe rritjen e transparencës në administrimin e pronave dhe resurseve energjetike. Përveç harmonizimit të të dhënave, ky bashkëpunim do të përfshijë gjithashtu ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve të dedikuara për stafin e KEK-ut dhe hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit për të garantuar zbatimin efikas të marrëveshjes. Duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi dhe duke krijuar mekanizma të qarta veprimi, AKK synon të kontribuojë jo vetëm në përmirësimin e proceseve teknike dhe administrative, por edhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit kadastrit.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here