Java e katërt e informimit publik për rindërtimin e kadastrit – në Skenderaj, Deçan, Lipjan dhe Graçanicë

05/05/2025

Pas tri javësh angazhimi dhe bashkëbisedimi të frytshëm me qytetarë në të gjithë vendin, fushata informuese për Projektin e Rindërtimit të Kadastrit, po vazhdon me hov edhe në javën e katërt!
Sot, e Hënë, më 05 Maj 2025, ekipet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës do të jenë në terren për të ofruar informim të drejtpërdrejtë, ndihmë praktike dhe sqarime të detajuara për çdo qytetar të interesuar.
Çfarë do të mësoni gjatë këtyre takimeve?
Si do implementohet projekti në komunën tuaj;
Procesi i rindërtimit të kadastrit dhe përfitimet për qytetarë;
Rëndësia e regjistrimit të pronës në emrin e pronarit të vërtetë;
Si po bashkëpunojnë institucionet relevante për të garantuar suksesin e projektit; etj.!

LOKACIONET DHE ORARI I TAKIMEVE
OLAC – NOVOSELLË
16:30 – 17:30

LLAUSHË
18:30 – 19:30

DEÇAN
16:30 – 17:30

JANJEVË
18:15 – 19:15

GRAÇANICË
16:30 – 17:30

Ju ftojmë që të merrni pjesë, të shtroni pyetje dhe të informoheni nga afër për gjithçka që ndërlidhet me pronën tuaj!
Qëndro i informuar – prona jote, e drejta jote!

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here