Trajnim mbi Aplikimin e Fotogrametrisë në AKK – Një Përvojë Unike për Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit / Dega e Gjeodezisë

06/05/2025

Në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, u zhvillua një trajnim i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimtarisë / Dega e Gjeodezisë. Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe institucioneve shtetërore, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Në hapje të trajnimit, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, përshëndeti studentët me një mirëseardhje të ngrohtë dhe frymëzuese, me ç’rast ndau me ta përvojën e tij si student, duke treguar për sfidat dhe avancimet e mëdha që kanë ndodhur ndër vite në fushën e teknologjisë dhe metodologjive të punës në përgjithësi.
Gjatë trajnimit, studentët u njohën nga afër me teknikat më të avancuara të fotogrametrisë, si dhe me mënyrat praktike të zbatimit të tyre në aktivitetet e përditshme të AKK-së, përmes një prezantimi gjithëpërfshirës nga z. Avni Rrustemi. PKy bashkëpunim mes universiteteve dhe institucioneve publike është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe efikase të kadastrit në Kosovë.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here