Nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit për Sistemin e Adresave në Komunat në Veri

23/05/2025

Një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë dhe funksionalizimit të sistemit të adresave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës
Në kuadër të projektit për Kompletimin e Sistemit të Adresave, i cili mbështetet nga Banka Botërore, është planifikuar edhe implementimi i sistemit të adresave në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt unifikimit institucional dhe zhvillimit të barabartë për të gjitha komunat e Kosovës.
Pas një sërë takimesh konstruktive me kryetarët dhe përfaqësuesit zyrtarë të këtyre komunave, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), ka ndërmarrë veprime konkrete duke angazhuar zyrtarët e saj për të mbështetur nga afër procesin teknik në terren, përgatitjen e Sistemit dhe përgatitjen për fazën e emërtimit të rrugëve dhe vendosjen e adresave.
Për të lehtësuar këtë proces të ndjeshëm dhe me rëndësi të veçantë, AKK ka filluar gjithashtu bashkëpunimin aktiv me komisionet komunale, të cilat janë themeluar për të mbikëqyrur dhe koordinuar fazën e emërtimit të rrugëve.
Në këtë frymë të bashkëpunimit të ndërsjellë, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, së bashku me ekipin e tij, ka realizuar vizita zyrtare në të katër komunat veriore, ku janë mbajtur takime të ndara me kryetarët e komunave përkatëse, bashkërisht me ekipet përgjegjëse.
Gjatë këtyre takimeve u nënshkruan Memorandumet e Bashkëpunimit, që njëherit shënojnë formalizimin e plotë të angazhimit të ndërsjellë për krijimin e Sistemit të Adresave në këto komuna.
Në krye të diskutimeve ishte një ashtu edhe projekti për rinovimin e Zyrave Kadastrale Komunale (ZKK), një tjetër hap ky i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të resurseve dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Drejtori Avni Ahmeti vizitoi nga afër ZKK-të në secilën komunë, duke vlerësuar gjendjen aktuale dhe nevojat infrastrukturore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe ofrim të shërbimeve më moderne kadastrale.
Ky angazhim konkret tregon përkushtimin e palodhshëm të AKK-së për të garantuar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të ketë qasje në shërbimet kadastrale.

Distribute to:

Others

Zgjatet edhe për një vit afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

23/01/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mban takim me Komunën e Graçanicës

22/01/2026

Trajnim tre-ditor për kompanitë gjeodete dhe gjeodetët e licencuar

21/01/2026

Hapet afati i 1-rë për vitin 2026 për 𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 e 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

15/01/2026

Mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së kolegut Hasim Pacolli

13/01/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here