Takim me Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës

22/09/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, ku u trajtuan çështje me rëndësi strategjike për profesionin e gjeodezisë.
Diskutimet u fokusuan në njoftimin e fundit të Odës së Inxhinierëve të Kosovës, ku u ngritën shqetësime mbi implikimet juridike dhe detyrimin për përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi.
Njëherit, u prezantua moduli i ri për gjeodetët, një mekanizëm që do të mundësojë administrimin dhe përpunimin e dokumentacionit teknik, që do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit profesional, duke garantuar integritetin e të dhënave dhe qasjen më transparente në shërbim të publikut.
Në përmbyllje të takimit u dakordua për forcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë, me ç'rast u theksua se përmes një qasjeje koherente, koordinuese dhe ligjërisht të qëndrueshme mund të sigurohet avancimi i mëtejshëm i profesionit të gjeodezisë në vendin tonë.

Distribute to:

Others

Në kuadër të Muajit të Digjitalizimit dhe kampanjës 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟 ...

11/03/2026

Pjesë të shkëputura nga emisioni i sotshëm “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK

10/03/2026

Noterja Simeana Beshi, ndan përvojën e saj mbi ndryshimet që ka sjellë digjitalizimi i sistemeve në AKK

09/03/2026

Pse 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟?

05/03/2026

Mesazhi i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z.Avni Ahmeti, në kuadër të kampanjës informuese për transformimin digjital të sistemit kadastral të Kosovës.

04/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here