Nga sot Republika e Kosovës me Sistem të ri të Adresave

26/09/2025

Pas një pune dhe angazhimi disamujor të stafit nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim me kompaninë zhvilluese, është vënë në funksion Sistemi i ri i Adresave të Republikës së Kosovës (ARIS).
Ky sistem është zhvilluar me teknologjinë më të fundit dhe me një infrastrukturë të përmirësuar, e cila ofron stabilitet, siguri, dhe performancë të lartë për të gjitha shërbimet e adresave.
Me mbi 100 përdorues aktivë, të cilët sigurojnë menaxhimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtyre të dhënave, ARIS-i aktualisht menaxhon:

• 23,594 rrugë (emra rrugësh)
• 561,874 pika të adresave
• 46,498 shenja të emrave të rrugëve

Ky hap përfaqëson një avancim të rëndësishëm të ndërmarrë së fundmi nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në drejtim të modernizimit të sistemeve dhe shërbimeve, duke krijuar një platformë të besueshme për institucionet , në shërbim të qytetarëve .
ARIS-i është gjithashtu sistemi i parë që po implementohet në kuadër të projektit për Avancimin e Sistemeve Kadastrale, pjesë e të cilit janë edhe sisteme të tjera që pritet të publikohen së shpejti.

Distribute to:

Others

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here