Ka filluar mbajtja e seancave të para për shqyrtimin e trashëgimisë në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit

29/09/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim të ndërsjellë me qytetarë, përkitazi palë të interesit dhe OE, ka filluar qysh prej sot mbajtjen e seancave të para për shqyrtimin e trashëgimisë, me ç'rast sot e filluam punën në zonën kadastrale të Carrabregut, të Komunës së Deçanit.
Këto seanca kanë rëndësi të veçantë për qytetarë, pasi që përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përfitimit të së drejtave të garantuara pronësore nga Rindërtimi i Kadastrit, i cili projekt synon evidentimin dhe përditësimin e të dhënave pronësore në mënyrë të saktë, transparente dhe në përputhje me standardet më të larta profesionale.
Deri më tani, janë evidentuar mbi 500 raste të trashëgimisë vetëm në LOT-1, të cilat janë publikuar në pesë lista zyrtare dhe po shqyrtohen në mënyrë të hapur e gjithëpërfshirëse. Ky proces u mundëson qytetarëve që të zyrtarizojnë të drejtat e tyre pronësore dhe të shmangin pasiguritë që lidhen me pronën.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi të rëndësishme që ofron Projekti i Rindërtimit të Kadastrit, i cili mes tjerash adreson në veçanti:

Çështjet e trashëgimisë;
Informalitetin; si dhe
Zyrtarizimin e gjendjes faktike në terren.

Distribute to:

Others

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here